Në 24 orët e fundit pesë persona kanë rezultuar pozitivë në rrethin e Krujës.
Burime bëjnë me dije se në total janë kryer 13 testime, për personat të cilët dyshoheshin si të prekur.
Sakaq bëhet me dije se të prekurit janë raste të kontakteve të mëparshme, të cilët kanë rezultuar pozitivë.
Në krahasim me ditën e martë numri i të prekurve në Krujë është rritur me dy, pasi 24 orë më parë rezultuan pozitive 3 persona.