Kroati: Zidane na tregoi pikën e dobët të Juves

0
Gjigandi

3 qershori 2017 ishte një nga ditët më të hidhura në historinë e fundit të Juventusit. Pak më shumë se 3 vite më parë, në të vërtetë, skuadra bardhezi hyri në stadiumin e Cardiff-it me qëllimin për t’u rikthyer në majën e Europës, pas shumë vitesh, por u mposht nga Real Madridi 4-1. Në mesin e protagonistëve të shkëlqyeshëm të asaj finaleje ishte edhe Luka Modric, i cili, në autobiografinë e tij kujtoi sesi Juvehtusi i Allegrit vinte si favori i madh.

Në fakt, “Zonja e Vjetër” kishte qenë spektakolare në Europë, atë sezon. Deri në finale kishte pësuar vetëm 2 gola dhe kishte shënuar 21 të tillë. Kjo është arsyeja pse ishte favorite. Edhe “sundimi” bardhezi në Itali ishte i pakrahasueshëm. Juventusi arriti në finalen e Cardiff-it pas gjashtë titujsh radhazi në Serie A. Po ashtu, kishte qenë në finalen e humbur më 2015, ndaj Barcelonës.

Modric e përshkruan kështu atë mbrëmje suksesi: “Reali e kishte fituar titullin kombëtar dhe atë europian më 1958 për herë të fundit. Prandaj, ne patëm mundësinë të qëndronim përkrah brezit fantastik të Di Stéfano. Prandaj, edhe nga kjo arsye ishte e rëndësishme për ne të fitonim të dy trofetë pas 59 vitesh. Fitorja ndaj Juventusit kishte për qëllim që Reali të mbronte titullin e kampionit europian për herë të parë në histori. Me pak fjalë, ne ishim më shumë se të motivuar”.

Modriç kujton se sa të rëndësishme ishin instruksionet e Zinedine Zidane në atë finale: “Juventusi e filloi mirë, me disa goditje të rrezikshme, të neutralizuara nga Navas. Por, në 20′, Ronaldo shënoi pas një kombinimi me Carvajal. është e rëndësishme të theksohet një aspekt i kësaj ndeshjeje, e cila tregon edhe një herë cilësitë e shkëlqyera si trajner të Zidane. Në funksion të finales, ai theksoi se Juve luan shumë mirë në mbrojtje dhe për këtë arsye ishte e vështirë të “depërtohej”.

Sidoqoftë, kishte një pikë të dobët: luante në kundërsulme. Skuadra bardhezi ishte e cënueshme nga ai këndvështrim, e konfirmoi këtë edhe në golin tonë të parë. Shtatë minuta më vonë, megjithatë, barazoi. Mario Mandzukić shënoi një gol fantastik, por ne nuk u dekurajuam. Vazhdova të kisha përshtypjen se ishim më mirë se ata dhe se do të fitonim”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu