Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha tha këtë të enjte se është në komunikim me të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh i hapur për komunikim edhe me deputetët që hoqën dorë nga postet në PD.
“Kosova e cila nuk nxjerr asnjë ton naftë kishte një çmim prej 1,8 eurosh, por caktoi që dje euro për fermerët. Për 5 muaj derisa të dalin prodhimet e reja Kosova nuk mund të ketë. Respektoj mendimin e cilido. Kushti i vetëm është vota e lirë, nëse nuk pranohet, nëna e nënës është shkelmimi i votës së lirë, kam komunikim me të gjithë deputetët se janë të Partisë Demokratike
“, tha Berisha.
Partia Demokratike ndodhet në një krizë identiteti tashmë, ndërsa dhanë dorëheqjen nga postet që mbanin në PD Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka.
Kryedemokrati Lulzim Basha tha për mediat këtë të enjte se është në proces të thellë reflektimi dhe se është gati të ndërmarrë çdo veprim në interes të PD-së.
Ai theksoi se mbledhjet në parti do të vijojnë, ndërsa të gjithë do të marrin përgjegjësitë për humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, duke nisur nga ai vetë.
Ende nuk dihet nëse do të ketë largime të tjera në vijim, ndërsa shumica e mbështetësve të Bashës, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, po i kërkojnë atij dorëheqjen.
Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji qëndrimin e mbajtur gjatë takimit të mbajtur në seli, e bënë publik edhe në rrjetet sociale. Kërkohet largimi i Bashës dhe një lider i ri politik brenda grupit parlamentar.
tashmë nuk ka vetëm një lëvizje të jashtme jashtë PD-së me në krye liderin historik, Sali Berisha, por edhe një lëvizje të brendshme.
Kreu i PD-së vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.
Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe grupi mbështet Berishën.
Partia Socialiste arriti të merrte pesë nga gjashtë bashkitë në garë, Vorën, Rrogoshinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi në Shkodër.