Kreu i PR, Mediu, ne Berlin me deputete të Bundestagut: Plotesimi i 9 kushteve i vetmi shans! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku ka takuar deputetë të Bundenstagut Gjerman. Një nga takimet më të rëndësishme ishte ai me reporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU dhe  Peter Beyer LL.M, Kordinator për Mardhëniet Transatlantike.   ‘I falenderova në emër të opozitës për mbështetjen e sinqertë, që Bundestagu i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave për BE, të shoqëruar me 9 kushte që reflektojnë qartë se Gjermania do një Shqiperi demokratike dhe Europiane, me një shtet kushtetues, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, gjyqësor funksional dhe të pavarur.’   Mediu shton se për opozitën kushtet e Gjermanisë janë udhërrëfyesi për të ardhmen per dialogun si dhe zgjidhjen e ngërçit politik që duhet të garantojë zgjedhje te lira dhe te ndershme.     Kreu i Partisë Republikane tha gjithashtu se i vuri dijeni zyrtaret gjermanë se opozita ka filluar punën mbi keto kushte, duke ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.   Sipas Mediut, deputetët e Bundestagut Gjerman garantuan mbështetjen për Shqipërinë, si dhe këmbëngulin për përmbushjen me seriozitet nga qeveria dhe politika, të kushteve të vendosura si interes i Shqipërisë dhe shqiptarëve.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu