Reagimi nga Ervin Minarolli:
“Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë:
Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.
Kësaj liste I janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.
Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë.
Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor”