KPK zhvillon seancën, Besim Hajdarmataj me pasuri të ligjshme, s`ka kontakte të dyshimta – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

KPK ka zhvilluar seancën e vettingut për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, në shkallën e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Roland Ilia. Vëzhgues i ONM-së është Ferdinanto Buatje. Besim Hajdarmataj do të përfaqësohet vetë në seancen e rivlerësimit, pasi ka vendosur të mos marrë avokat. Hajdarmataj është kontrolluar për të treja kriteret; pra për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Sipas ILDKPI-së, Hajdarmataj ka burime të ligjshme për të justifikuar pasuritë; konkretisht një depozitë bankare më 5 milionë lekë, një me 1 milion lekë. Subjekti ka deklaruar kursime nga pagan ë vitin 1997 deri në 2016-n. Po kështu, prokurori ka dhuratë nga vëllai me banim në Angli, 6 mijë euro dhe 4 mijë paund. Nuk rezulton që prokurori të ketë patur masa disiplinore apo të dhëna të dokumentuara për kontakte me persona të papërshtatshëm. Nga verifikimi i grupit të punës rezulton se subjekti ka aftësi dhe jep arsye të qarta për normën penale proceduriale. Duhet thënë se rezultojnë gjithashtu 11 denoncime për Besim Hajdarmatajn pranë KPK-së dhe 3 denoncime në median online. KPK nuk ka vërejtur fakte dhe rrethana që mund të përbëjnë provë. Pas mbylljes së hetimit administrativ pranë KPK-së u depozituan edhe tre denoncime të tjera. KPK u mblodh në 3 prill 2019, rihapi sërish hetimin dhe kërkoi informacion duke kërkuar dokumentacion pranë institucioneve. Në denoncime pretendohej se ai kishte miqësi me shtetasin M. L, i proceduar për trafik dhe se të dy ata kishin hyrje dalje bashkë. Ndërkohë shtetasi M.L ka miqësi me V.K-në, person me rrezikshmëri . Në denoncim thuhet se Besim Hajdarmataj transferonte çështje nga krimet në prokurori të zakonshme. Lidhur me çështjen Babale, në denoncim thuhet se është person nën hetim. Denoncuesi pretendon se Besim Hajdarmataj ka pasuri të fshehura. Por nuk rezultoi që Hajdarmataj të kishte lidhje me këta persona dhe nga ana tjetër shtetasit e përmendur M.L dhe V.K rezultojnë të padënuar. Ndërkohë vetë Hajdarmataj u shpreh gjatë seancës: “U njoha me prezantimin e bërë sot për hetimin administrativ dhe disa gjetje nga KPK. Jam dakord me gjithë hetimin e thelluar nga KPK, hetim i gjatë. Kam shpjeguar gjithçka me shkrim. Konsideroj se hetimi është korrekt dhe shumë objektiv.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu