Kovaç është prezantuar si trajneri i ri i Monacos

0
Gjigandi

Nico Kovaç është prezantuar si trajneri i ri i Monacos.

Ish-trajneri i Bayern-it ka marrë vendin e Robert Moreno-s dhe ka folur në konferencë për shtyp për këtë sfidë të re.

Para fillimit të konferencës, trajneri kroat ka kërkuar falje për faktin se nuk ka mësuar akoma mirë gjuhën franceze.

“Më falni, por preferoj të flas në anglisht”, ka thënë ai. “Nuk ndihem akoma gati të flas frëngjisht, por besoj se shumë  shpejt do ta flas pa probleme”.

Në lidhje me kalimin te Monaco: “Çdo trajner sjell me vete filozofinë e tij, mënyrën sesi ai e shikon lojën. Në të kaluarën kam drejtuar Bayern-in dhe Eintracht-in, dy skuadra me stile të ndryshëm. Duhet të përshtatemi, ta shikojmë si është skuadra, lojtarët dhe të zgjedhim taktikat më të mira”.

RonaTyra

Në lidhje me objektivat: “Objektivi është ta kthejmë Monaco në majën e Ligue 1 dhe duam ta bëjmë sa më shpejt. Të gjithë lojtarët duhet të përmirësohen, por kam besim tek ata, do të jemi atje ku duam sa më shpejt të jetë e mundur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu