Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj Travis Barker dëshmuan se janë një çift ideal teksa shijuan një natë në Nobu Malibu të mërkurën në mbrëmje (23 mars).
Çifti u panë në veshje të ngjashme lëkurë të zezë ndërsa mbërritën në restorantin ku Khloe Kardashian po organizonte një festë për markën e saj të xhinseve “Good America”.
Kimia mes tyre ishte e dukshme pasi Kourtney, 42 vjeç, dhe Travis, 46 vjeç, mbërritën në destinacionin luksoz të kapur për dore dhe duke ndarë herë pas here puthje.
Themeluesja e “Poosh” dhe dashuria e saj dukeshin një kombinim perfekt me veshjet e tyre të përshtatshme prej lëkure, shkruan
DailyMail.
Kourtney dukej e mahnitshme në të zeza të cilën e përshtati me një pjesë të sipërme me print leopardi dhe të tejdukshme.
Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjera me print aligator, ndërsa Travis shfaqte tatuazhet e tij në gjoks me një trupore të zbërthyer teksa vuri në pah një gjerdan me zinxhir.
Siç ata e kanë bërë të diut gjithmonë, çifti nuk i është shmangur asnjëherë shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin në publik.
Dhe historia e dashurisë së çiftit do të vazhdojë të shfaqet në ekran nnë serialin e ardhshëm Hulu, “The Kardashians”.
Një ‘trailer’-in e ri për serialin, Kourtney zbuloi planet për fëmijën e saj të katërt teksa ajo vizitoi një mjek me Travis.
Kujtojmë që Kourtney ka tre fëmijë me ish-in e saj Scott Disick: djalin Mason, vajza Penelope, dhe djali tjetër Reign.
Ndërkohë, edhe Travis gjithashtu ka tre fëmijë me ish-gruan e tij Shanna Moakler.
/abc24.al/