Rihanna flet për thashethemet se është fejuar me ASAP Rocky – teksa është në pritje të fëmijës së…

0
Rihanna flet për thashethemet se është fejuar me ASAP Rocky – teksa është në pritje të fëmijës së…
Gjigandi

Ylli i muzikës, Rihanna më në fund iu është adresuar thashetheme se ajo është fejuar.

Këngëtarja nga Barbadosi këtë e bëri gjatë një dalje të fundit publike, teksa u pyet për unazën e diamantit që mbante prej ditësh.

“Kjo unazë e vjetër? Silleni sikur nuk e keni parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja, 34 vjeçe për paparacët në Los Angeles, kur u pyet nëse është fejuar me të dashurin ASAP Rocky, 33 vjeç.

Unaza është një ‘Sloan Solitaire’ nga Briony Raymond, të cilën Rihanna e ka mbajtur me vete disa herë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër, shkruan
Ndërkohë, teksa Rihanna ka bërë fansat e saj konfuz në lidhje me spekulim për fejesë, ajo ka qenë një libër i hapur kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj.

RonaTyra

“Ndjehem sikur kjo është lloji i nënës që do të jem. Psiko për këtë”, tha ajo së fundmi me shaka për

Elle

, duke treguar se është në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

“Ka një shkëlqim shtatzënie. Ka edhe ato ditë. Sidomos në tremujorin e tretë, ku zgjohesh dhe thua: ‘Oh, a duhet të vishem?”, u shpreh artistja.

Krijuesja e “Kiss It Better” shpjegoi se “fytyra bëhet pak e rrumbullakët dhe topolake” ndërsa hunda “fillon të përhapet”.

Pap: “That’s a beautiful ring on your finger, are you engaged?”

Rihanna: “*laughs* This old ring!.Act like you ain’t never seen this ring” 😂😂 pic.twitter.com/mVt6n5DbcL

– christelle. (@fentibetter) March 24, 2022

“Gjithçka është një sfidë, që nga veshja dhe mënyra se si do të bësh grimin. Por më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijues dhe të krijoj në mënyra të reja. Dhe me bukurinë, ka shumë që mund të bësh”, vazhdoi tutje deklaratën e saj themeluesja e “Fenty Beauty.

Rihanna njoftoi se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së parë në janar të këtij viti. Dyshja janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020.

Ashtu si Robyn Rihanna Fenty (emri i plotë), këngëtarja Adele ka refuzuar të konfirmojë nëse unaza me diamant që ajo mban kohët e fundit është një shenjë e fejesës me të dashurin Rich Paul.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu