Skuadra ruse e Soçit do detyrohet të shtyjë ndeshjen e rradhës në kampionat, pasi 9-të persona nga klubi kanë dalë pozitiv me koronavirus. Federata Ruse nuk dha ndonjë shpjegim të mëtejshëm, nëse ka futbollista të infektuar apo vetëm pjesëtarë stafi.
Ekipi i Soçit që mban vendin e 12-të në kampionat do përballej me skuadrën e Tambovit.
Disa ndeshje janë shtyrë në Rusi, për shkak se disa skuadra kanë raportuar raste pozitive me Covid-19.
Rusia ka regjistruar rreth 752.797 raste pozitive me koronavirus, e katërta me numrin më të lartë në botë.