GREQI- U zhvillua takimi mes Greqisë dhe Kosovës në transfertë, ku dardanët humbën me rezultatin 2-0. Ekipi kosovar rezistoi deri në minutën e 71-të pa pësuar, por pikërisht 19 minuta para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkuan nga Giakoumakis.
Pas zhbllokimit të rezultatit ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të sulmit të tifozëve grekë ndaj mbështetësve të Kosovës. Kjo ishte pikënisja ku futbollistët u irrituan sidomos Vedat Muriqi. Sulmuesi shkoi pranë arbitrit: “Ky është futboll jo luftë.
Nëse duhet ta ndalojmë këtë ndeshje, duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshje.” dëgjohen fjalët e Muriqit, teksa evidenton sulmet e tifozëve. Gjatë gjithë takimit ka pasur thirrje të koreve raciste të tifozëve grekë të cilët edhe kanë hedhur sende në fushë.
Megjithatë gjyqtarët vazhduen dhe ende nuk dihet nëse do të ketë penalizime ekipi grek.