Konspiracionistët: Tutorja e Epstein, Maxwell do të vdesë në burg nga koronavirusi

0
Gjigandi

Mediat britanike thanë sot se në rrjetet konspirative online është përhapur parashikimi se Ghislaine Maxwell do të vdesë në burg nga koronavirusi, pas shpërndarjes së një njoftimi të rremë se “tutorja” e Jeffrey Epstein ishte infektuar nga virusi.

Lajmi në dukje nga BBC rezultoi i rremë, por teoristët e konspiracionit besojnë se është i vërtetë dhe se artikulli është publikuar para kohe gabimisht. Fotoja e rreme datonte 15 korrik 2020.
Teoritë thonë më tej se ai që njihet si “deep state” (shteti i nëdheshëm) në SHBA tashmë po përdor pandeminë e virusit për të justifikuar vrasjen e aristokrates prapa hekurave.
Frika e tyre erdhi pasi edhe një avokat i viktimave të Epstein tha se beson se Maxwell do të vdesë në burg sepse “ajo di më shumë se ç’duhet.”
Një komentues në Twitter shkruante: ‘Ghislaine Maxwell do të gjendet e qëlluar me armë e me thikë dhe me qafë të thyer…shkaku i vdekjes do të jetë koronavirusi.’
Një tjetër shkruante: ‘Maxwell do të jetë në kujdes intensiv me koronavirus në fundjavë, por BBC gabimisht e publikoi lajmin më herët.’
Ndërsa të tjerë theksonin faktin se lajmi ishte i rremë. “Më shqetëson shumë fakti se njerëzit shikojnë diçka dhe besojnë automatikisht se është e vërtetë”.
“Edhe sikur ky të ishte një komplot nga BBC, ata nuk do të shkruanin artikullin tetë ditë përpara duke e lënë rrotull gjithë kohës”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu