Konflikt për pushtet në Bashkinë e Durrësit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Partia Socialiste në Durrës është futur në një situatë kaosi. Lufta për pushtet dhe influencë i ka ndarë anëtarët e saj në dy kampe kundërshtare. Kjo situatë është ashpërsuar pas emërimeve të fundit në Bashkinë e Durrësit. Lufta për pushtet i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe. Mbledhjet e degës së PS në këtë rreth bëhen në atmosferë presioni dhe agresiviteti. Më i fundit takim me dyer të mbyllura, dy ditë më parë u realizua mes debateve të ashpra. Emërimet  në bashkinë e Durrësit, kryesisht pas emërimit të nënkryetares Etleva Kondi, dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana, ka irrituar socialistët lokale. Burime për ABC Neës thanë se situata po përkeqësohet më shumë tani në prag zgjedhjesh për kryetar të Partisë Socialiste Durrës. Janë dy klane socialistësh, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza. Ky i fundit sipas burimeve për ABC Neës disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragaj sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e  tij nga detyra që mban. Tragaj i emëruar në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së duket se nuk e ka pritur mirë propozimin  për largim, vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak. Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj  janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu