Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

0
Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes
Gjigandi

Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Shqipërisë ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri Armend Mehaj.

Në takim u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, njëherësh zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli ka dhënë mbështetje për Kosovën në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mos njohëse, anëtare të NATO-s.

Në takim u vlerësua nevoja për një bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë dhe rajonit në përgjithësi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu