Komisioni i Venecias: Shkarkimin e Metës e vlerëson Kuvendi – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Në raportin e Komisionit të Venecias i jepet përgjigje pyetjes nëse duhet shkarkuar Presidenti nga Kuvendi. Sipas raportit, Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar në bazë ligjore të posaçme.
Në opinion jepen një seri elementesh për të përcaktuar rëndësinë e një shkelje kushtetuese.

Nisur nga këta elementë, shkeljet mund të mos jenë mjaftueshëm të natyrës së rëndë, por edhe nëse janë të tilla, nisur nga kompetencat që ka seanca plenare e Kuvendit për të respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi që i merr në konsideratë të gjithë sa më sipër për të vendosur shkarkimin e Presidentit.
Në raport thuhet se procedura e shkarkimit të Presidentit është proces ligjor dhe politik.
Mbetet në vendim marrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit./top channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu