Benjamin Kololli ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin elitar të futbollit zvicerian, teksa ka shënuar golin e radhës për skuadrën e tij Zurich në fitoren ndaj Servetes (2-0).
Kololli ishte i plotë në këtë përballje, ndërkohë që golin e gjeti në minutën e 19-të të ndeshjes pas një rivënie nga këndi.
Falë shkëlqimit në këtë përballje ai edhe këtë xhiro ai ka fituar një vend në formaiconin më të mirë të javës.
Njëherit reprezentuesi i Kosovës ishte i vetmi nga futbollistët “dardan” që u bë pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në futbollin zvicerian.
Kujtojmë, në katër ndeshjet e fundit, Kololli ka katër gola dhe tri asistime.