Koeman për Barcelonën: Situata nuk ka ndryshuar, nuk isha unë problemi. Mos më krahasoni me Xavin

0
Koeman për Barcelonën: Situata nuk ka ndryshuar, nuk isha unë problemi. Mos më krahasoni me Xavin
Gjigandi

Ronald Koeman, ish-trajneri i Barcelonës, ka folur për “El Mundo Deportivo”, duke analizuar situatën e katalanasve, të cilët pavarësisht ardhjes së Xavi, sipas tij nuk janë përmirësuar. Blaugranët janë në fakt të freskët nga eliminimi i papritur nga “Europa League” dhe humbja në sfidën e fundit të La Liga-s. Këto janë fjalët e tij:

“Situata e Barcelonës është e njëjtë si kur isha atje. Kjo do të thotë se ndryshimi i trajnerëve nuk është diçka që garanton përmirësimin. Nuk dua të ngre asnjë kritikë, thjesht ju kërkoj të mbështesni Xavi, i cili është i ri dhe po bën një punë të mirë.

Dua të them që nuk është fajtori i vetëm trajneri. Nuk kam pasur mbështetjen maksimale nga presidenti dhe shpresoj ta ketë mësuar leksionin duke mbështetur Xavin. Më dhemb ta shoh këtë situatë në klub.

Përmirësimi i skuadrës me Xavi? Sigurisht që skuadra është përmirësuar në disa gjëra. Ka nënshkruar me tre sulmues, ose tre lojtarë që mund të luajnë në ofensivë. Nuk është mirë të krahasohemi. Kur u largova, Barcelona ishte tetë pikë larg vendit të parë dhe tani pothuajse dyfish.

Nuk është mirë të krahasohemi. Detyra e Xavit është po aq e ndërlikuar sa e imja. Nuk ka nevojë të gënjesh, nëse humbet ndeshjet e fundit në shtëpi ndodh për diçka. Ky është realiteti i Barcelonës sot. Duhet kohë për t’u rikthyer në atë që ishte dhe, prandaj, kërkoj qetësi shpirtërore dhe jo për të menduar se nuk kemi fituar tituj. Duhet të mendojmë në planin afatgjatë, të besojmë dhe të mbështesim trajnerin”.

RonaTyra

Raporti me Laporta? Unë nuk kam folur shumë për respekt të klubit. Nuk është mirë që më duhet të hyj në pyetje të këtij lloji çdo herë. Kam ndjerë, si në klube të tjera, veçanërisht në dy vitet si trajner i Barcelonës, rrezikun e shkarkimit. Nëse gjërat nuk funksionojnë siç mendon klubi, ata mund të të largojnë. Por, për mua, presidenti la dyshime. Duhet të flasim qartë brenda vetes, ta mbrojmë trajnerin nga jashtë. Nëse nuk e mbështesni trajnerin tuaj, bëhet edhe më e komplikuar.

Këshilla për Xavin? Është e vërtetë që situata aktuale e Barçës ngjason me timen. Kjo do të thotë se ndryshimi i një trajneri nuk është gjithmonë diçka që të garanton përmirësim. Nuk dua të bëj asnjë kritikë. E vetmja gjë që kërkoj është të mbështes Xavi. E kuptoj situatën e tij, sepse në një klub futbolli nuk është fajtor vetëm trajneri.

Nuk kam patur mbështetjen e plotë të presidentit dhe shpresoj që ai të ketë mësuar nga kjo dhe ta mbështesë Xavi. Situata e klubit më dhemb, është e trishtueshme, sepse jam culé. Kërkoj mbështetjen maksimale për Xavi, sepse është një legjendë, një trajner shumë i mirë, një vendas dhe nuk ka faj që Barcelona ndodhet në këtë situatë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu