Ekspertët e reformës zgjedhore po i japin dorën e fundit draftimit të marrëveshjes politike për kapjen e afateve të reformës zgjedhore.
Sipas parashikimeve te mazhorancës brenda te martës drafti i reformës zgjedhore duhet të shkojë në Kuvend për të ndjekur procedurat e duhura parlamentare.
Gazetarja e Top Chennel Elda Menga disponon një kopje të draftit mbi të cilin ekspertët po punojnë ende duke zbuluar detaje te tij.
Kodi i ri elektoral
Hapja e kutive të votimit sanksionohet me ligj
Këqyrja e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.
Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës.
Këqyrja bëhet nga KQZ-ja, me përzgjedhje rastësore, ose me kërkesë të palëve të interesuara, me përcaktim.
Akoma nuk ka vendimmarrje për materialet e përgatitura nga partitë në fushatë (kasetat).
Kompanitë që financojnë fushata partish ose kandidatësh përjashtohen për tre vite nga tenderët publike me vlere mbi 10 milionë lekë gjithashtu ata që kanë përfituar tendera përgjatë tre viteve të fundit nuk mund të financojnë as partitë as kandidatët.
Nënkomisioneri, i cili i takon opozitës me detyrën për të monitoruar dhe mbikëqyrur implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik dhe rekrutimin dhe trajnimin e zyrtarëve zgjedhore, ndryshe nga parashikimet e mëparshme do të ketë një mandat 4 vjeçar jo 7 vjeçar
Sanksioni për mosrespektim të barazisë gjinore/
Partisë që nuk respekton kuotat gjinore i refuzohet lista shumemërore për t’u regjistruar në KQZ.
Burimi: top-channel.tv