Klubi shqiptar kërkon sulmuesin e Kombëtares

0
Gjigandi

Kukësi tenton Azdren Llullakun. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por më shumë se kaq.

Burime të sigurta zbulojnë për “Panorama Sport” se klubi e ka kontaktuar tashmë dhe ia ka bërë të qartë se e ka në plane, e megjithatë pengesë mbetet kontrata e lojtarit. Ai është i lidhur edhe për 6 muaj me Shahtjor Soligorskun.

Vetë sulmuesi ka nisur negociatat me bjellorusët që të prishë marrëveshjen në mënyrë konsensuale, por mbetet për t’u parë nëse do t’i miratohet apo jo kjo kërkesë. Gjasat janë që edhe mund t’i bindë drejtuesit e klubit ku militon, por jo gjithçka është në dorën e sulmuesit.

Ky vit po mbyllet pa asnjë trofe për verilindorët, megjithatë për sezonin e ri drejtuesit kanë filluar planet e mëdha që tani. Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm.

E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32-vjeçari, që për më tepër është edhe kontingjent i Kombëtares shqiptare. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

RonaTyra

Nuk është hera e parë që Kukësi e do kosovarin, madje para se të transferohej në Bjellorusi (konkretisht në qershorin e 2019-ës), palët ishin në negociata tejet serioze për arritjen e një akordi. Për këtë kampionat Llullaku numëron vetëm 7 ndeshje me Shahtjorin, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu