Birmingam Siti ka vendosur të heqë përgithmonë nga qarkullimi fanellën me numër 22.
Kjo fanellë për herë të fundit u përdor nga talenti 17-vjeçar Jude Bellingam që u transferua tek Dortmundi.
Një veprim disi i çuditshëm dhe i papritur ky i klubit anglez duke marrë parasysh moshën e re të lojtarit dhe kontributin e pakët që ka dhënë për skuadrën.
Bellingam ka luajtur vetëm 44 ndeshje me Birmingamin, para se të transferohej në Gjermani tek Dortmundi për 23 milionë euroo.