Klubet e sportit, të pakënaqura me vendimin e Qeverisë

0
Gjigandi

Klubi i notit “Nemo” ka thënë se ata bashkë me disa klube dhe biznese sportive të tjera janë të pakënaqura me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria shkaku i koronavirusit.

Në mesin e masave të ndërmarra të hënën nga Qeveria e Kosovës për luftën kundër COVID-19 ishte edhe vendimi për pezullimin e fitneseve, pishinave, shkollave të futbollit dhe sporteve tjera që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Ky lajm i ka lënë të pakënaqura disa klube, të cilat tani kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, RInisë dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Ne jemi grup i klubeve dhe bizneseve sportive në vendin tonë. Si komunitet sportiv, shprehim shqetësimet dhe pakënaqësitë tona në lidhje me vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës të cilat janë përkrahur nga MKRS dhe KOK”, thuhet në deklaratën e klubit të notit, Nemo.

“Ne e kemi një kërkesë të përbashkët – me të cilën dje i jemi drejtuar dy institucioneve kompetente të sportit në Kosovë: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Komitetit Olimpik të Kosovës – në lidhje me pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura”. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu