Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Për të fluturuar drejt Greqisë duhet të pajiseni me…

0
Gjigandi

Të tjera probleme u shtohen shqiptarëve që duan të udhëtojnë për Greqi, për shkak të masave që ndryshojnë thuajse çdo ditë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë këtë njoftim:

“Aegean Airlines” njofton se duke filluar nga data 16 korrik 2020, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt shtetit grek duhet të plotësojnë Formularin Elektronik të Gjurmës së Pasagjerit (e-PLF) i cili mund të merret 24 orë përpara udhëtimit.

Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të qeverisë greke https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit, do t’ju vijë nje email me kodin individual QR.

RonaTyra

Do t’ju luteshim, të pajiseni patjetër me këtë kod, sepse ndryshe nuk do t’ju mundësohet fluturimi për në Greqi. Nga ky rregull, përjashtohen pasagjerët që kalojnë tranzit nga Greqia dhe kanë tjetër destinacion. Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni agjencitë turistike ose kompaninë ajrore Aegean Airlines,” përfundon Aeroporti i Rinasit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu