KLP shtyn procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë miratimin e vlerësimit të kandidatëve për kryeprokuror. Sipas nënkryetarit Alfred Balla, këshillit i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar sistemin e pikëzimit për 3 kandidaturat.

Aktualisht në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsjan Çela. Sipas procedurës ata do të vlerësohen nga 40 në 100 pikë. Megjithatë procesi pritet të zgjatet edhe më shumë pasi është kërkuar më tepër kohë për të shqyrtuar kandidaturat të cilat janë konfirmuar që në muajin korrik.
Nënkryetari Balla tha gjithashtu se për ngritjen e SPAK do të pritet edhe pak kohë nga KLP pasi po pritet që të përfundojë procesi i vetingut për dy kandidatë.
Në mbledhjen e kësaj të marte Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar edhe dorëheqjen e prokurorit pranë Prokurorisë për Krime të Rënda Njazi Seferi. Prokurori ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Seferi ka një karrierë të gjatë në sistem dhe së fundi kishte nën hetim çështjen e Kostandin Kacifasit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu