Klopp është një trajner unik

0
Gjigandi

Jurgen Klopp është një trajner unik jo vetëm për mënyrën sesi e drejton skuadrën në fushën e lojës por edhe për ato çfarë thotë në intervistat e tij për mediat.

Liverpooli pak ditë më parë arriti të fitonte zyrtarisht titullin kampion duke rikthyer trofeun në Anfield Road pas plot 3 dekadash, dhe që tani The Reds kanë nisur të mendojnë për festën.

Për të prishur disi momentet e lumtura në shtëpinë e Liverpoolit ka menduar liga angleze e futbollit me rregullin e saj në lidhje me medaljet, që thotë se vetëm lojtarët që luajnë minimumi pesë ndeshje i marrin ato.

Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit gjerman të Liverpool.  Klopp ka thënë mendimin e tij haptazi: “Ata e meritojnë një medalje dhe do ta marrin një të tillë. Nëse nuk ua jep Premier League, atëherë do t’ua jap unë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu