Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Wladimir Klitschko, ka rritur spekulimet për një rikthim të mundshëm të tijin në ringun e boksit.
Ukrainasi ka publikuar disa pamje në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka vendosur një mbishkrim interesant.
“Më kanë thënë se isha gjakftoht – sot është e vërtetë”, ka thënë ‘Steelhammer’. Fiziku i tij duket në formë të lartë.
Këto gjëra, shtuar stërvitjet e tij të mëparshme me ish kampionin Evander Holyfield, nxisin zërat për rikthimin e tij.
Mbetet të shihet nëse Klitschko do të lëshojë edhe ndonjë tjetër njoftim ose shenjë se ai po kthehet në ring, ose pensionimi i tij i para tri viteve do të vazhdojë të mbetet ashtu.