KLGJ perjashton nga gara per Gjykaten e Larte Theodhori Sollakun – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ. Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më parë. Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo; Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami. Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ pasi verifikoi të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre. Tashmë me “skualifikimin” e Sollakut, në garë aktualisht janë shtatë kandidatë të tjerë. Gjykata e Lartë sipas ligjit duhet të këtë në organikën e saj 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere dhe tre nga radhët e juristëve të spikatur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu