Fitorja e rehatshme e Manchester Cityt kundër Arsenalit të mërkurën mbrëma, ishte ndeshja më e shikuar në Premierliga në tre vitet e fundit.
Me tifozët e futbollit të ‘uritur’ për të parë ndeshje të Premierligës pas pezullimit gati tre mujor shkaku i COVID-19, kjo ka bërë që ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit të tërheq interesim shumë të madh.
Në total, 2.6 milionë njerëz shikuan mbulimin e Sky Sports, me Raheem Sterling, Kevin de Bruyne dhe Phil Foden, që shënuan kundër Arsenalit, në fitoren 3:0 të Manchester Cityt.
Kjo sfidë, për ka shikushmëria ka kaluar derbin e vitit 2017, kur Manchester United barazoi 1:1 me Liverpool, ku shënon Zlatan Ibrahimovic dhe James Milner.
Raundi i radhës i ndeshjeve në Premierligë vazhdon nga dita e premte, ndërsa për të parë Liverpoolin, duhet të pritet deri në ditën e diel, ku takohet me rivalët e Everton.