Debati për “Zgjedhoren”/ Balla akuza për pengim të saj nga Basha dhe Rudina, i kthehet Hajdari: Marrëveshja për hir të integrimit

0
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës Rudina Hajdari si përgjegjës për vonesën e arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore. Deklarata e tij bëri që Rudina Hajdari të replikonte më pas duke akuzuar opozitën jashtëparlamentare dhe qeverinë

“Jam betuar dhe stërbetuar në këtë foltore me dhjetra herë se historia staliniste ku paritë votohen dhe numërojnë votat e vendit, duhet të kishte marrë fund. Duhet të kuptojmë se për hir të konsensusit, ne jemi dhe duhet të jemi të detyruar qe t’i qëndrojmë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ka një proces të koklavitur. Pas javës së parë të korrikut le të jetë një proces i shkutër dhe intensiv. Unë respektoj më shumë deputetin më të fundit të këtij grupi këtu, sesa deputetin e parë të atij grupi që ka ikur. Kemi gjithë kohën për ta bërë. Marrëveshja për faj të Lulit dhe Rundina Hajdarit u vonua për muaj të tërë. Ne kemi kohë që t’u japim shqiptarëve një marrëveshje dhe kjo bëhet me punë.”, tha Balla.

Më pas deputetja Rudina Hajdari ka replikuar duke thënë se ajo marrëveshje e kthehu ‘Rama-Bashën’ në SHPK.

“Zoti Balla ju përmendet marrëveshjen. Ajo marrëveshje u bë se për hir të integrimit të Shqipërisë duhet ta bënim. Por s’mund të lë pa theksuar një të vërtetë. E kthehu Rama-Bashën në SHPK. Se çfarë e kthehu atë marrëveshje ishte veç një tender, disa ulkonja që folën për tenderin. Për këtë më erdhi keq se nuk duhet të kishte përfunduar ashtu. Fati i shqiptarëve nuk duhet të jetë më në dorën tuaj. Marrëveshja ishte e rëndësishme, por kjo opozitë paralajmëtare dhe ata jashtë nuk do këto kushte. Synimi është që të përmbysim këtë klasë politike të vjetër dhe të kemi garë të re. Siç e meriton ky parlament.”, pohoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu