“Kjo është protesta më e turpshme”, Rama: Nuk do të hiqet asnjë taksë nga nafta sa të jem unë këtu

0
“Kjo është protesta më e turpshme”, Rama: Nuk do të hiqet asnjë taksë nga nafta sa të jem unë këtu
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sulmuar sërish protestuesit që prej disa ditësh kanë dalë në sheshe kundër rritjes së çmimit të naftës, duke e konsideruar këtë lëvizje, si protestën më të turpshme që ka ndodhur.

Kreu i qeverisë u angazhua se përsa kohë të jetë ai në drejtimin e vendit, nuk do të ketë asnjë heqje të taksave të karburanteve.

“Na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO dhe BE që po përjeton të njëjtat shenja shqetësuese me çmimet, të kemi të bëjmë me një gërdi turpi. Po e përsëris këtë sa herë të më jepet mundësia. Që nga protesta e parë e fillimit të zgjimit të Shqipërisë pluraliste deri më sot ka pasur shumë protesta, edhe të dhunshme dhe nga ato që kanë degraduar, por protestë më të turpshme sesa kjo as nuk ka pasur dhe as nuk ka sesi të ketë dhe reagim më të turpshëm se ai ndaj kësaj proteste nuk mund të ketë.

Për çfarë protestohet? Kundër kujt protestojnë? Të gjitha vendet po e përjetojnë këtë krizë dhe po protestojnë kundër Rusisë, askush nuk proteston kundër qeverisë së vetë. Sa të jem unë këtu nuk ulet asnjë taksë nga karburantet”

, u shpreh Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu