Kjo është Merushe Hazizi e cila u masakrua me thikë sot nga vjehrri

0
Kjo është Merushe Hazizi e cila u masakrua me thikë sot nga vjehrri
Gjigandi

Kjo është Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra nga vjehrri Xhevahir Hoxha në Fier këtë të martë.

61-vjeçari Xhevahir Hoxha, vrau me thikë të fejuarën e djalit të tij, Merushe Hazizin dhe më pas vrau dhe veten.

Në momentin që ka ndodhur krimi në banesë ndodheshin vetëm 30-vjeçarja dhe Hoxha, ndërkohë bashkëshortja e këtij të fundit dhe djali nuk ishin të pranishëm.

Sipas dëshmive të së afërmve mësohet se Hoxha nuk pranonte marrëdhënien e djalit të tij me Merushe Hazizin, pasi kjo e fundit ka qenë e martuar më herët dhe dyshohet se ky është shakaku i cili shtyhu 61-vjeçarin të kryente këtë krim makabër.

Më herët për mediat bashkëshortja e Xhevahir Hoxhës, Qerime Hoxha tha se marrëdhënia mes bashkëshortit të saj dhe të resë ishte e acaruar.

RonaTyra

Ajo tha se 61-vjeçari edhe më herët thoshte se do ta viste nusen, duke shtuar se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do të arrinte të bëntë këtë veprim të rëndë.

Merushe Hazizi nga martesa e parë kishte tre fëmijë të cilët jetonin me ish-bashkëshortin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu