“Kinder” me përmbajtje salmonele, Kosova heq nga tregu qindra tonë çokollatë

0
“Kinder” me përmbajtje salmonele, Kosova heq nga tregu qindra tonë çokollatë
Gjigandi

Kompania “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të preferuara të fëmijëve “Kinder Surprise”. Produktet që tërhiqen nga tregu janë “Kinder Surprise” të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.

Kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet në kohë. Deri më tani janë raportuar shumë raste të salmonelës te fëmijët në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe, nën dyshimet se infeksioni ka ardhur prej kësaj çokollate.

Autoritetet kryen hetime duke hedhur dyshime të forta se ishte pikërisht kjo çokollatë që kishte shkaktuar më shumë se 100 raste me Salmonelë në Europën Perëndimore dhe në Britaninë e Madhe.

Autoritetet britanike të sigurisë ushqimore u bënë thirrje qytetarëve që të mos i konsumojnë këto produkte, deri në një urdhër të dytë./ Voxpress

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu