Policia në Tiranë do të bllokojë disa rrugë gjatë ndeshjes Roma – Fejnord

0
Policia në Tiranë do të bllokojë disa rrugë gjatë ndeshjes Roma – Fejnord
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një prononcim për mediat bëri të ditura masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së datës 25 maj, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Ai bëri të ditur se të mërkurën, më 25 maj, Policia do të bllokojë një pjesë të rrugëve të Tiranës.

Po ashtu do të kufizojë lëvizjen në disa të tjera për shkak të ndeshjes së Ligës së Konferencës ku luajnë skuadrat italiane të futbollit Roma dhe Fejnord.

“Do të jetë aktivitet i përmasave shumë të mëdha, ndaj Policia do të bëjë bllokimin e disa rrugëve, disa të tjera do të kenë kufizime”, tha ai.

Për më shumë detaje shikojeni videon. /abc24.al/

RonaTyra



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu