Kim Kardashian shfaqet atraktive e veshur e tëra në rozë – thekson linjat trupore në imazhet e re…

0
Kim Kardashian shfaqet atraktive e veshur e tëra në rozë – thekson linjat trupore në imazhet e re…
Gjigandi

Ajo sapo lansoi “Skims Swim” javën e kaluar, ndërsa mori pjesë në një ngjarje në Miami për të promovuar produktet e reja.

Por, Kim Kardashian sigurisht po bën lëvizje shahu teksa ngacmoi fansat me disa imazhe të reja provokuese.

41-vjeçarja postoi në llogarinë e saj në Instagram sot (e enjte) fotografi mahnitëse nga një ballkon përballë oqeanit nga udhëtimi i saj i fundit në Miami.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

RonaTyra

Në paraqitjen e radhës, Kim theksoi format e saj të përkryera e veshur në një kumbimin ngjyrë rozë që përfshinin bluzë të shkurtër që ia vinte në pah belin e hollë, pantallona të ngushtë dhe taka të larta me po të njëjtën ngjyrë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Veshja e saj me shumë stil me sa duket do të jetë pjesë e koleksionit të saj të ardhshëm të “Skims” pasi ajo në mbishkrimin e fotove shkroi: “Pranverë-verë 2022”.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Nëna e katër fëmijëve e kompletoi pamjen me dorëza më të njëjtën ngjyrë sikurse veshja dhe një palë syze dielli të zeza, ndërsa ylli televiziv ndau foto me të dukjen edhe nga garazhi i parkingut.

Ngjyra rozë duket se është e preferuara e momentit për Kimin pasi ajo ndau në Instagram të hënën (21 mars) disa foto të saj në nuance të ndryshme të së njëjtën ngjyrë, shkruan

DailyMail

.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ish-gruaja e Kanye West u pa e tëra në rozë të hapur, në një xhaketë Balenciaga, pantallona dhe bluzë lëkure dhe çizme të gjata.

Kim ka kaluar shumë kohë në Florida, ndërsa ajo dhe motra e saj Khloe bënë bujë me paraqitjet e tyre provokuese teksa mbërritën në mbrëmjen e organizuar.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Koleksioni i ri i bikineve të sipërmarrëses doli të premten, më 18 mars dhe është i disponueshëm në përmasat XXS-4X nga 32 deri në 108 dollarë.

Koleksioni i ri vjen mes një kohe të trazuar në marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin West.

Pavarësisht sulmeve të tij të pamëshirshme në mediat sociale, Kim gjatë një paraqitjeje së fundmi në Ellen DeGeneres Show tha se do të jetë përherë ‘mbrojtëse’ ndaj ish-partnerit të saj për hir të fëmijëve të tyre, pavarësisht dramës së vazhdueshme.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu