Këngëtarja e njohur, Kida kujdeset që çdo herë të paraqitet unike dhe me stil.
Krijuesja e shumë hiteve nuk ka zhgënjyer as këtë herë, teksa solli një fotosesion të ri të cilin e postoi në llogarinë e saj në Insatgram.
Orhidea Latfi (emri i plotë) pozoi në një kostum me ngjyrë të gjelbër dhe dekolte të hapur dhe dorëza nga i njëjti model.
Foto: Kida/Instagram
Ndërsa këngëtarja dukej tërë shkëlqim teksa shihet me grim të theksuar dhe flokët bisht të vendosura lartë.
Teksa dukej tejet atraktive Kida realizoi fotosesioni me fotografen e njohur shqiptare, Fioralba Kryemadhe, ndërsa pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj të cilat ishin kryesisht pozitive.
Ndryshe, kujtojmë që Kida aktualisht mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Foto: Kida/Instagram
Këngëtarja gjithashtu po shijon suksesin e albumit “Orchide” që e lansoi në fund të vitit 2021. /
abc24.al/
Foto: Kida/Instagram