Një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare është padyshim Kida.
Prej vitesh këngëtarja simpatike ka sjellë hite, ndërsa mbetet aktive me projekte të reja muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Në anën tjetër, Orhidea Latifi (emri i plotë) është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram numëron mbi 1.9 milion persona.
Foto: Kida/Instagram
Për fansat e saj, Kida herë pas here realizon fotosesione të ndryshme dhe një të tillë e postoi edhe së fundmi.
Foto: Kida/Instagram
E njohur për stilin e veshjes, krijuesja e këngës “Edhe sa” u shfaq unike edhe më imazhet e reja, teksa shihet e veshur me një kostum lëkure me ngjyrë të verdhë dhe rripa të vendosur si detaje që ia shtonin edhe më shumë shijen dukjes së saj.
Foto: Kida/Instagram
Kida dukej e mahnitshme ndërsa kompletoi pamjen e saj me orë ari në dorë, makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të lira mbi supe.
Ndryshe, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e albumit “Orchide” që është i pari në karrierë.
/abc24.al/
Foto: Kida/Instagram