Zaimina Vasjari bën postimin e parë pas lindjes së djalit: Fytyra jote e ëmbël i shtoi dozën e lu…

0
Zaimina Vasjari bën postimin e parë pas lindjes së djalit: Fytyra jote e ëmbël i shtoi dozën e lu…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari sot ( e hënë) është bërë nënë për herë të dytë.

Artistja nga Shqipëria solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Kamar dhe këtë e ka konfirmuar edhe përmes një postimi në Instagram.

Zaimina postoi një foto bardhë dhe zi ku shihet teksa mban dorën e të porsalindurit, ndërsa edhe bëri një dedikimi emocionues.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

RonaTyra

“Kamar Sallani 21.03.2022. Fytyra jote e ëmbël i shtoi dozën e lumturisë portretit tone familjar! Sot të mbaj në duar ty drita ime që ashtu siç ke emrin ashtu është edhe pesha jote në shpirtin tim KAM AR. Zot faleminderit”, ka shkruar Vasjari në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, kujtojmë që Zaimina dhe partneri i saj prej shumë vitesh Klodian Asllani janë prindër edhe të një vajze, Khloe.

Ndryshe, Zaimina ka kohë që është tërhequr nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu