Këshilli Politik/ Gjiknuri: PD kërkon të kthehet në KQZ aktuale

0
Gjigandi

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuari pas mbledhjes së sotme, ka deklaruar se PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht dhe anëtarët aktualë të KQZ dhe për të nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi nëse vijohet me të njëjtën mënyrë si është KQZ aktuale.

Ndërkohë sipas Gjiknurit, PD kërkon të fusë në Kodin Zgjedhor procedurat e tenderimit për Identifikimin Biometrik.
“Të krijojmë një trup KQZ të qëndrueshme duke reflektuar dhe kërkesat e opozitës edhe anëtarë me mandate shumë të gjata se sa janë sot. PD duket se ka kërkuar vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci për identifikimin biometrik në zgjedhje ndërsa është më e ndershme të mbajmë KQZ ashtu siç është. Ky ishte një devijim i paparashikuar i takimit dhe duhet të reflektojnë.  Ata kërkojnë mandate 4 vjeçare siç janë sot dhe duan të kthehen te KQZ aktuale, është më e ndershme të mbajmë atë që kemi nuk kemi pse bëjmë gjithë këtë debat. Mazhoranca ka qenë komode edhe me kodin aktual. Nuk di që në kodin zgjedhor të shkruhen procedura tenderimi dhe PD kërkon këtë gjë. Ne i dhamë nënkomisionerin me të drejta si komisioneri, por besoj se nuk është normale që një ligj zgjedhor të përfshihet me procedura tenderimi.”, tha Gjiknuri.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu