Kërkohet burg për turkun Faruk Ozer, nesër del para gjykatës së Elbasanit

0
Gjigandi

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për turkun Faruk Fatih Ozer, pas mashtrimeve që kryente me kriptomenedhat.

Kujtojmë se Ozer u kap disa ditë më parë në jug të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Turqia. Aksioni për kapjen e bosit turk u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu