Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve

0
Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve
Gjigandi

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj tre të pandehurve, S.B., S.Z., dhe Sh. B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje”, si dhe, ndaj të pandehurit S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, më 09.04.2022, në Malishevë, të dyshuarit , S.B., S.Z., dhe Sh. B., duke vepruar në bashkëkryerje, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar substanca të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge. Në bazë të një kontrolle rutinë nga zyrtarët policor, në automjetin ku ishin të dyshuarit,  në pjesën e pasme prapa ulëses së shoferit janë gjetur katër (4) qese të mëdha plastike të mbushura me substancë në formë bari, të dyshuar narkotikë të llojit marihuanë, rreth dy (2) kilogramë, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policor.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje” nga neni 267 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, i  pandehuri S.B., më parë e deri më 09.04.2022, pa autorizim, ka mbajtur një elektroshok, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku e njëjta  i është konfiskuar nga ana e policisë.

Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të KPRK-së.

RonaTyra

Prokurori i rastit ndaj të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu