Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim: S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T. Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.