Keane: Jam i shokuar nga ai gol

0
Gjigandi

Manchester United u kthye në veprim dje, për llogari të Premier League, edhe pse me një shije të hidhur. Është e vërtetë që skuadra nga “Old Trafford” mori një barazim të vlefshëm në shtëpi, ndaj një konkurenti të drejtpërdrejtë për zonën “Champions”, por mënyra se si erdhi goli i Tottenham ka hidhëruar shumë tifozë. Midis tyre është edhe ish-lojtari i “Djajve të Kuq”, Roy Keane, i cili zakonisht është i sinqertë me kritikat e tij. Sidoqoftë, ish-kapiteni shkoi një hap më larg, kur iu referua David de Gea. Shumëkush konsideron se portieri spanjoll mund të kishte bërë më shumë për të shmangur golin e “Spurs”.

Edhe Keane e llogarit veten mes tyre: “Jam i shokuar nga ai gol. Kam parë shumë futboll ndër vite dhe jam i zemëruar. Ky portier më bën të vuaj. Do të isha përleshur me të në fushë, do ta kisha mbytur me grushte.

Ai është një portier ndërkombëtar, por duhet të imponohet me personalitetin e vet në ndeshje. Unë nuk do t’i lejoja Maguire dhe De Gea të hipnin në autobus pas ndeshjes. Ata duhet t’i ulnin kokat e tyre, t’ju vijë turp. De Gea është portieri më i vlerësuar që kam parë prej një kohe të gjatë, nuk i lejohen të tilla gabime”.

Me barazimin kundër Tottenham të Mourinhos, “Djajtë e Kuq” mbeten në vendin e pestë, që vlen vetëm “Europa League”, ose dy pikë pas Chelsea të vendit të katërt, që përkthehet Champions, por me një lojë më shumë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu