Kë njeh KQZ në krye të PD, Berishën apo Alibeaj? Ja si përgjigjet Celibashi

0
Kë njeh KQZ në krye të PD, Berishën apo Alibeaj? Ja si përgjigjet Celibashi
Gjigandi

Mes Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, përfaqësues të Partisë Demokratike në KQZ, Ilirjan Celibashi duket se do të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Në bashkëbisedimin me mediat, pyetur se cili është autoriteti që përfaqëson sot PD në KQZ, Celibashi u shpreh se informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, si i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtuesi i një parti.

“Nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi nevojë për të konfrontuar dokumentacionin. Informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, si i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtuesi i një partie. Unë mund të them kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, por jo sot. Nuk është në tagrin e KQZ.”

– u shpreh Celibashi.

Me vendim të gjyqtarin Agron Zhukri, ish kryeministri Berisha u rikthye në selinë e PD duke njohur Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të saj. Vendimi sakaq u apelua nga kreu i komanduar i PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu