“Rajoni do të merrte gaz nga TAP-i në Shqipëri”/ Berisha: Qeveria, qëndrim korruptiv me klientët

0
“Rajoni do të merrte gaz nga TAP-i në Shqipëri”/ Berisha: Qeveria, qëndrim korruptiv me klientët
Gjigandi

Sali Berisha thotë se Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që kalon përmes Shqipërisë, dhe që është miratuar kur ai ishte kryeministër, ishte planifikuar të furnizuar me gaz gjithë Europën.

Në një tryezë për krizën e sistemit energjetik shqiptar nga selia e PD-së, Berisha akuzon qeverinë për qëndrim korruptiv ndaj klientelës së gazit në vendin tonë.

“Shqipëria ka tokën dhe detin të studiuar për erën, por asgjë nuk ka lëvizur. Shqipëria ka potencialin më të madh energjetik. Gazsjellësi TAP, është projekti më i madh i viteve në Europë, por qëndrimi i tyre (qeverisë) ka qenë korruptiv në raport me klientelën e gazit në Shqipëri.

Kontrata e votuar në parlament në vitin 2013 ka përcaktime ligje, në përputhje me të cilat konsorciumi i ndërtimit është i detyruar të lërë dalje në Seman. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Parashikimi ka qenë që rajoni gazin ta merrte nga TAP. hqipëria në këtë gazjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave më të madhe në Europë të gazit. Është parashikuar që depozitat të jenë në Dumre. Në vitin 2014, Damian Gjiknuri ulet dhe firmos dhe njëherë për masterplanin e gazit. Në vitin 2021, Balluku ulet dhe firmos të njëjtin protokoll”,

u shpreh ish-kryeministri.

RonaTyra

Më tej, deputeti demokrat,  akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në kundërshtim me ligjet e vendit zbrazi digat, dhe shiti energjinë me 42 euro në verë, kur në bursë çmimi i saj ishte 130 euro.

Sipas kompanisë TAP, segmenti europian i korridorit jugor të gazit ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliardë metër kub gaz në vit në disa tregje evropiane.

TAP transporton gaz natyror nga fusha e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Europë.

Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore. TAP-i pritet të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Europës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu