Reprezentuesi i Kosovës, Flamur Kastrati, së bashku me Liridon Kalludrën, u paraqitën për ekipin e Kristiansund, duke barazuar në miqësore me rezultat 1:1 kundër Lillestrom, në takimin që u zhvillua në stadiumin Arasen.
Kastrati shënon në minutën e 35-të dhe Odemarksbakken barazon shifrat në atë të 58-tën.
Kristiansund është gati për edicionin e ri në elitën e futbollit norvegjez, ku do të ndeshet me Rosenborg BK në Lerkendal në sfidën e parë të martën e 16 qershorit në orën 18.00.
Kjo miqësore ka qenë e mirëseardhur për të pa formën dhe evituar edhe disa gabime.