Futbollistët nga Kosova, Flamur Kastrati e Liridon Kalludra, me ekipin e Kristiansundit, nuk njohin humbje në elitën e futbollit norvegjez.
Kristiansund si mysafirë barazoi me rezultat 2:2 me Stromsgodsetin, në takimin e javës së 6-të.
Kristiansund nga 6 ndeshje ka 2 fitore e 4 barazime, renditet në vend të tretë 10 pikë apo ka 8 me pak se lideri Bodo, kjo e fundit ka 6 fitore rresht.
Për vendasit shënuan Hovre (55′), Mawa (77′) dhe për Kristiansund Pellegrino (27′ e 39′).
Flamur Kastrati luajti deri në minutën e 56-të dhe Liridon Kalludra futet në lojë në atë të 67-tën.