Karateistët mbërritën në Kili

0
Gjigandi

Karatesistët e Maqedonisë së Veriut dje (e hënë) kanë mbërritur në Santiago të Kilit, ku do të marrin pjesë në kampionatin Botëror të karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21, i cili do të zhvilohet nga 23-27 tetor 2019.

Ekspedita e karateistëve përbëhet prej 7 karatestëve, kurse së bashku me ata janë edhe seleksionues i moshave U21, Arlind Huseini, seleksionues i moshave për kadet dhe junior Aleksandar, Kuzmanovski, seleksionuesja e katave Ivana Avramova dhe shefi i delegacioni Besnik Murati

Reprezentuesit do të garojnë në dy disiplina: Kumite- Luftëra individuale: Doan Osmani (-75 kg, U21), Faik Veseli (-67 kg, U21), Angela Mojsovska (-68 kg, U21), Veronika Kostovska (-61 kg, U21) dhe Bojan Kostov (-52 kg, kadet) dhe në disiplina Kata: Vlladanka Avramova (kata, U21) e Aleksandar Nedelkovski (kata, U21).

“Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet. Si seleksionues jam shume i kënaqur me përgaditjen e të gjithëve, posacërisht nga U21. Megjithatë, duhet ta kemi parasysh se të gjitha reprezentacionet (mbi 100 shtete) janë të përgatitur shumë, por ne do të fokusohemi në luftërat tona dhe do të japim maksimumin që të arrijmë suksesin e radhës. Të përmendim që këtë vit ishim të suksesshëm në kampionatin europian, ku fituam dy medalje të arta: Doan Osmani dhe Petar Spasenovski, prandaj motivimi i garueseve është i madh. Shpresojmë që edhe nga ky kampionat botëror do të kthehemi me medalje”, deklaroi mr. Arlind Huseini, seleksionues i U21 të Maqedonisë së Veriut.

“Paraqitja e garueseve në arenë do të jetë të mërkuren (23 tetor), ku do të garoj vetëm kategoria e kadetëve, ndërsa të premtën (25 tetor) do të garojnë juniorët e vjetër U21 Doan Osmani, Faik Veseli, Angela Mojsovska dhe Veronika Kostovska”, na njoftoi seleksionuesi Huseini.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu