Kapllanaj: Berisha mashtron demokratët, PD e do për hallin e vet

0
Kapllanaj: Berisha mashtron demokratët, PD e do për hallin e vet
Gjigandi

Agron Kapllanaj, anëtar i Kryesisë së PD i komanduar për të drejtuar PD në qarkun e Fierit, është shprehur se Sali Berisha po i mashtron demokratët.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Kapllanaj tha se PD Sali Berishës i duhet për hallin e vet, ndërsa shtoi se kjo forcë nuk vjen në pushtet duket me ish-kryeministrin.

Agron Kapllanaj:

Në artikulimin që Berisha ka bërë gjatë gjithë kohës, që nag 9 shtatori e këtej fillimisht doli me tezën se unë nuk do kandidojë për kryetar partie, por thjesht dua të bashkojë demokratët dhe të ngre partinë demokratike. Besoja se një njeri qe influent në PD, që ka drejtuar PD në këto 30 vite.

Ai kishte një potencial për t’i dhënë një  impuls të ri PD, por jo të kandidonte dhe të rimerrte PD. Ai vetë deklaroi se nuk do kthehet më në krye të PD por që ai mohoi gjithçka që ka deklaruar dhe tha unë do të jem kandidat, do të sjellë PD në pushtet, do të shpallë ambasadoren “Non Grata”. Berisha i mashtron demokratët. Me Berishën nuk vihet në pushtet. Sali Berishës i duhet PD për hallin e vet dhe problemet e veta që ka,  pa menduar dhe pa i ardhur keq për demokratët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu