Shehu tregon momentin: Luli na thirri në parti, vendimin për përjashtimin e Berishës e morëm vesh…

0
Shehu tregon momentin: Luli na thirri në parti, vendimin për përjashtimin e Berishës e morëm vesh…
Gjigandi

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se ai i dënon të gjitha vendimet që janë marrë në PD kundër statutit.

Ai tregoi edhe momentin kur është dhënë lajmërimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së nga Basha.

Shehu:

Unë i dënoj të gjitha vendimet që janë marrë në PD kundër statutit. Pas vendimit të Blinken, Berisha ka hapur një proces gjyqësor në Paris dhe po e ndjek personalisht dhe nuk ka dashur që ai vendim të përfshihet me punët e PD-së. Përjashtimi i Berishës ishte anti-statuore dhe që nuk i takonte Bashës, sepse nuk mbështetet në asnjë dokument të PD-së.

Kryetari i partisë është për të përballuar presionet dhe të respektojë statutin e partisë. Nuk mundtë përjashtohen 10 deputetë në ditë si Enver Hoxha. Atëherë kjo nuk është një parti demokratike. Atë natë u mor vendimi për Berishën ishte qesharak. Unë isha në Durrës dhe më bie telefoni dhe më merr sekretarja e Lulit për një mbledhje në PD. I them Berishës se nuk ishte një mbledhje normale dhe ai më tha se nuk dinte gjë. Ne prisnim Lulin. Nuk e imagjinonim dot për një mbledhje të tillë. Dash Aliko më thotë se Basha ka marrë atë vendim. Kur pas 10 minutash doli në ekran Basha që komunikonte vendimin. Nuk dinim gjë. Marr Saliun në telefon dhe i them hajde këtu. Ai më tha se nuk e pranon këtë vendim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu