Kapet shqiptari i shumëkërkuar nga Interpoli/ Akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës, si u …

0
Kapet shqiptari i shumëkërkuar nga Interpoli/ Akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës, si u …
Gjigandi

Një 55-vjeçar shqiptar me pasaportë holandeze është arrestuar në Ekuador pasi dyshohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Shqiptari i identifikuar si Nezdet Vokshi ishte në listën e kuqe të Interpolit, teksa rezultoi një nga njerëzit më të kërkuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vokshi u vendos në pranga teksa kishte ndalur mjetin e tij pranë një karburanti në Avenue León Febres Cordero në qytetin e Guayaquilit, qyteti i cili mbahet si pika kryesore prej nga transportohet kokaina drejt vendeve të Evropës. 55 vjecciar ka jetuar me gruan dhe vajzën e tij në Ekuador që nga viti 2018 dhe ka hyrë në vend nëpërmjet Perusë, shkruajnë  autoritetet ekuadoriane.

Sipas policisë ekuadoriane, shqiptari prej rreth një muaji jetonte me familjen në periferinë e Guayaquil, La Aurora. Ndërkohë 55 vjeccari Vokshi kishte hapur edhe kompaninë e tij të tregtimit të frutave me shumicë, që nga vera e vitit 2019, një praktikë kjo e ndjekur prej shumë trafikantëve shqiptarë që trafikojnë kokainë përmes fruta-perimeve, kryesisht bananeve.

Gjithashtu policia, bën të ditur se po kryhen procedurat e nevojshme ndaj Nezdet Vokshit për të nisur ekstradimin e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu