Kaos në Ferizaj, humb durimi

0
Gjigandi

Klubi i futbollit Ferizaj ka humb statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës Ndëkaq, tifozët ‘Ujqi’ ndihen të revoltuar për faktin se klubi, sipas tyre, është në duart e disa individëve.

“Të nderuar ‘Ujqi’ dhe qytetarë të Ferizajt, siç jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj edhe zyrtarisht ka rënë në Ligën e parë.

Ne si tifogrup kemi reaguar edhe më herët, por që reagimi ynë nuk i ka interesuar askujt brenda klubit dhe kanë vazhduar me të njejtat gjëra, duke shikuar vetëm interesat e tyre personale.

Tani më nuk ka durim, tani është koha që t’i tregojmë të gjithëve se klubi ka vlerë më shumë se çdo individ, se ky klub ka ‘zot shtëpie’ dhe jo të përdoret vetëm për përfitime të disa njerëzve, që nuk ia dojnë të mirën klubit tonë.

Reagimi ynë nuk do të jetë më vetëm me fjalë, tani do të veprojmë.
Ta mbrojmë klubin nga njerëz që nuk kanë qëllim ta qojnë përpara FC Ferizaj”, thuhet në njoftimin e “Ultras Ujqit”. Me nj[ë fjalë, kaos në Ferizaj, humb durimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu